Bashkia Kukës dhe Këshilli i Qarkut të Kukësit kanë bërë që të rikthehet kampionati i skive pas shumë vitesh.
Kampionati i skive në Kukës u zhvillua në Shishtavec pas shumë vitesh përmes garimit të moshave të reja.
Për drejtuesit vendorë të Kukësit, po shihet si një mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit malor.
Eshtë zgjedhur ndertimi i pistës së skive dhe jo ndërtime të Hec-ve ashtu sic ndodh rëndom në zona të tjera.
Shishtaveci dhe Novoseji, janë vetëm 37 km larg qytetit të Kukësit, zona të cilat kanë potencial në zhvillimin e turizmit.
E tillë është pika turistike malore pranë Gurit të Mëngjesit në Shishtavec.
Atje banorët janë të njohur për mikëpritje dhe gatimin karakteristik të zonës.
Një tjetër pikë turistike është edhe Pylli i Mështeknave.
Aty çdo ditë janë të pranishëm vizitorë të ardhur nga zona të ndyshme dhe të huaj kryesisht nga Kosova. Shishtaveci,Turaj, Novosej, janë zonat turistike më te vizituara në rrethin e Kukësit. Madje shifrat e turistëve tregojnë se janë nga më të vizituarat në gjithë veriun pas luginës së Valbonës.
Turizmi pritet të përmirësojë ekonominë e banorëve, të cilët tashmë kanë një alternative më tepër për të siguruar të ardhura.
Ndërsa deri tani emigracioni dhe bujqësia ishin e vetmja e ardhur për të siguruar jetesën.
Skiatorët thonë se ndërtimi i një piste profesionale skijimi, është mundësi e mirë për të organizuar gara kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ndërsa ka theksuar se nga Shishtaveci janë 75% e skiatorëve në vendin tonë, që garojnë edhe për ekipe të huaja.
“Shishtaveci ka një traditë të gjatë në ski. Janë zhvilluar kmapionate edhe para viteve 90’.
Pothuajse i gjithë fshati është i përfshirë në këtë sport, që nga të vegjëlit e deri tek të rriturit.
Kemi marrë pjesë edhe në kampionate kombëtare” Kampionati i skive në Shishtavec është ndjekur nga banorët e zonës por dhe nga skiatorë të Shqipërisë e Kosovës. Ndërsa nuk kanë munguar turistët e mbërritur nga gjithë Europa.
www.lajm-shqip.com