Kukës, kaos në Rrugën e Kombit, bllokohet për shkak…Mëngjesin e sotëm është bllokuar aksi rrugor mbi urën e Drinit të Zi. Ky aks lidh Rrugën e Kombit. Shkak është bërë të transportimi drejt Kosovës të materialeve të prodhimit të energjisë me erë.
Kukës, kaos në Rrugën e Kombit, bllokohet për shkak…
10 trajlera me gjatësi 30 metra secili kanë bërë që rruga të bllokohet duke shënuar autokolonë kilometrike. Kalimi i tyre në këtë urë ka shkaktuar krijimin e radhëve të gjata të automjeteve. Policia Rrugore e Kukësit ndodhet në vendngjarje. Uniformat po bëjnë maksimumin për të menaxhuar situatën e rëndë të trafikut. Kompania që mirëmban Rrugën e Kombit po jep ndihmën e saj. Për të lehtësuar kalimin është bërë edhe zbërthimin e mbrojtëseve anësore të urës.

Për Lajm-Shqip
Vladimir Muçaj