Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj deklaroi se çështja e demarkacionit me Malin e Zi, e kthyer në një ngërç për vendin, do të marrë zgjidhje në janar.
Deklarata e Limaj për çështjen me Makin e Zi.
Muajin e ardhshëm ne do të dërgojmë në Kuvend një variant të paktit të pranueshëm për të gjithë.
Demarkacioni do të përmbyllet. Unë pres që muajin e ardhshëm të shkojmë dhe ta kemi shumicën në Parlamentin e Kosovës për të përmbyllur këtë çështje.
Demarkacioni do të jetë një variant, i cili do të respektojë interesat e Kosovës dhe të Malit të Zi.
Ne po punojmë që kur të shkojmë në Parlament, të gjithë të duartrokasin variantin që do të dërgojmë.
Do të duartrokitet nga qytetarët e Kosovës, por edhe nga miqtë tanë. E përfundimisht ta mbyllim këtë temë.
Ne po punojmë në këtë drejtim, duke i respektuar interesat e të dyja vendeve, me qëllimin që nga ky proces askush të mos dalë i humbur.
Për mbylljen e çështjes së demarkacionit këmbëngulin si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe Bashkimi Europian,
i cili e ka artikuluar qartë në më shumë se një rast, që ky vazhdon të mbetet kushti kryesor për liberalizimin e vizave.
Kundërshtarët e ujdisë këmbëngulin se ajo është e padrejtë, pasi i merr Kosovës mbi 8.200 hektarë tokë.
www.lajm-shqip.com