Bashkia e Kuçovës bashkon fondet e saj me ato të Qeverisë Qëndrore. Kjo, për ndryshimin e pamjeve të jashtme dhe të brendshme të shkollave. Këtë radhë ka nisur rikonstruksioni i shkollës së mesme “5 Tetori”. Ky investim është një bashkëfinancim midis Qeverisë Shqiptare dhe Bashkisë Kuçovë. Vlera investimit është 43 528 333 lekë . Projekti përfshin rikonstruksionin e plotë të dy ndërtesave.
Kuçovë/ 43 milion lekë për rikonstruksionin e shkollës “5 Tetori”

Kjo, duke filluar me punimet elektrike, hidraulike, prishje suvaje brenda dhe jashtë, hidroizolim,. Po ashtu, shtrim me pllaka, dyer-dritare, lyerje me boje, rregullimi i shesheve, lulishteve dhe fushave sportive dhe shume punimeve të tjera. Punimet po kryhen nga bashkimi i operatorëve “Besta”shpk dhe “Arkonstudio” shpk. Afati i për realizimin e punimeve është 4 muaj nga data e lidhjes së kontratës. Le të shpresohet që firmat fituese do të përmbyllin punimet brenda afatit. Sa për cilësinë e punimeve, edhe kjo Bashki ka një audit të brendshëm.
Alfrida Danushi
17.10.2018