Pasi ka marrë pjesë në ceremoninë e hedhjes së kryqit në diten e Ujit të bekuar, presidenti Ilir Meta ka konsumuar një kafe në një prej lokalet në qendër të qyteti.
Ai ndodhej pikërisht përballë katedrales së qytetit.
Në momentin kur kisha është përfshirë nga flakë të mëdha Meta ka parë çdo gjë.
Kjo pasi ndodhej vetem dy hapa larg saj.
I shoqëruar nga prefekti Dhori Spirollari dhe ish deputetë të qarkut, Meta ështe ulur për të konsumuar një kafe. Në krahun tjetër flakët përfshinë korridorin e kishës në vendin ku ndizen qirinjtë. Është dashur ndërhyrja e zjarrëfikëses për të vënë situatën nën kontroll. Dhjetra qytetarë kanë qenë te pranishëm duke shkaktuar dhe panik.
Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale.
Për Lajm-Shqip
Ledjona Xheladinaj