Është një segment i shkurtër rrugor në Elbasan që të ngjall frikë e trishtim. Pikërisht kthesat e rrezikshme që cilësohen si kthesat vdekjes, i shohim sot tek shndërrohen në muze mortore për shumë viktima.
Çdo ditë shohim sesi kthesat e vdekjes shndërrohen në muze mortore në rrugën Librazhd-Elbasan.
Pikërisht në mesin e rrugë Librazhd-Elbasan, pranë tunelit të Murrashit, shumëkujt i ngjallen ndjesi makabre. Janë një sërë kthesash të dyfishta, që regjistrojnë dhjetra aksidente me pasojë vdekje. Nëse shtërngon zemrën dhe ndalon, syri të rrok relikte, që të japin imazhin e jetëve të humbura. Në dy anët e rrugës gjen pjesë makinash të shkëputura, si pasjojë e përplasejeve. Goma gjysëm të djegura, parafanga, fenerë makinash, rroba të vjetra apo dhe këpucë të shqyera, që japin imazhin e një beteje pa armiq.

Dhimbje dhe trishtim, kur mendon se ato relike janë postvdekja e dhjetra personave. Në atë të rrugë, gurë të mbledhur si grusht dhe në mes tyre lule artificiale. Syresh ndesh edhe nëna, djam e vajza, që qajnë me ngashërim. Janë “lapidarët”, që familjarët e viktimave kanë ngritur si shenjë kujtimi dhe dhimbjeje për të vrarët e tyre nga aksidentet. Më së shumti janë gërmadhat e gurëve të rënë nga shpatmali, shkaku kryesor i aksidenteve. Jo pak herë këto kthesa mbeten të bllokuara nga pjesët e malit, që shemben në raste reshjesh të shumta. Ky është realitet korsiv prej dhjetra vitesh, që kur është ndërtuar kjo rrugë. Ndaj dhe këto kthesa kanë marrë toponimin popullor “Kthesat e vdekjes”! Terreni përgjatë tyre ka marrë trajtën e një muzeu mortor.
Për Lajm-Shqip
Alfrida Danushi