Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla shqetësohet për situatën pas reshjeve në qarkun e Elbasanit.
Reshjet e mbrëmshme më shtërngata shiu e ere, kanë përfshirë tërë territorin e këtij Qarku.
Më tepër problem ka patur në zonat e Librazhdit, Gramshit dhe për më tepër birgjeve të Shkumbinit.
– “Reshjet e dendura të shiut në gjithë Qarkun Elbasan, të cilat, siç parashikojnë meteorologët, do të vazhdojnë edhe gjatë natës, kanë shkaktuar probleme në aksin rrugor kombëtar Librazhd-Prrenjas dhe në disa akse rrugore rurale.” – ka pohuar deputeti socialist.
Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla shqetësohet për situatën
Sipas tij, situata më e vështirë konsideroher dëmtimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike kryesisht në zonat malore: në Elbasan (njësitë Labinot Mal, Gjinar dhe Zavalinë), në Librazhd (njësitë Qendër, Lunik, Orenjë, Stëblevë, Hotolisht).
Punonjësit OSHEE janë në terren për riparimin e defekteve.
Para pak kohësh ka përfunduar mbledhjen Shtabi i Emergjencave të Qarkut nën drejtimin e Prefektit Maksim Malaj.
Pritet informacioni mediatik për gjendjen aktuale.
Alfrida Danushi
04.02.2018