Kryeministri Rama, pranë një telashi të madh me ‘vëlla’ Erdoganin
Kryeministri Rama
Edi Rama mund të gjendet shumë shpejt në presionin mes Trump dhe Erdogan.
Ashtu sikurse diplomacia shqiptare mund të gjendet nën trysninë mes SHBA-së dhe Turqisë.
Këtë të dielë, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka folur me nota të ashpra për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga Trump.
Ai theksoi se, do të luftojë me të gjitha mjetet kundër njohjes së tij nga SHBA.
Erdogan shkoi edhe më tej duke e etiketuar shtetin hebre si “terrorrist” dhe “vrasës fëmijësh të pafajshëm”.
Kjo thirrje e re e Erdoganit nuk është çudi të implikojë edhe diplomacinë shqiptare.
Duke thënë se do të përdorë të gjitha mjetet, ai mund t’i kërkojë edhe vëllait të tij, Edi Rama, të bëhet aktiv në këtë pikë.
Të njëjtën gjë kishte kërkuar Edrogani edhe nga ish miku i tij i shndërruar në armik, ish-kryeministri Berisha.
Ai i kërkoi votën pro Palestinës në OKB dhe kur nuk e arriti atë, u prish me Berishën.
Si pasojë e kësaj prishjeje, Erdogan e ndihmoi Ramën që gjatë fushatës së vitit 2013.
Madje, duke e pritur atë personalisht, megjithëse ende vetëm një lider opozite.
Erdogan e përsëriti mbështetjen elektorale për “vëlla Edin” edhe katër vite më vonë.
Nuk është çudi që “vëllai i madh” të ushtrojë trysni që Rama ta dënojë vendimin me Trump.
Me këtë të fundit, kryeministri shqiptar ka rekorde të këqija që prej fushatës zgjedhore në SHBA.
Deri më tani Shqipëria nuk ka ende një qëndrim të qartë për njohjen e Jeruzalemit nga SHBA.
Por gjëja që mund ta lehtësojë më shumë Tiranën është fakti se përpos unisonit të vendeve arabe, edhe të gjitha vendet e BE, e kanë dënuar njëzëri aktin unilateral të presidentit amerikan.
10.12.2017