Kryeministri Rama, çel sot ekspozitën e dytë në Gjermani
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka udhëtuar dje drejt Gjermanisë, ku pritet të hapë ekspozitën e tij të dytë me piktura dhe skulptura. E veçanta e kësaj ekspozite është se e gjithë galeria është e “mbushur” me veprat e tij, duke filluar nga muret deri tek pikturat e vendosura në korniza dhe skulpturat. Ndër veprat e realizuara, kryeministri Rama ka edhe pesë skulptura qeramike të cilat fatkeqësisht u dëmtuan gjatë transportit.
Por kryeministri Rama, e ka marrë “lehtë” situatën duke u shprehur se :
“Nesër, punonjësi i qeramikës nga Tirana do të vijë dhe do ti riparojë”
Kryeministri Rama, çel sot ekspozitën e dytë në Gjermani
Ai u prit në Berlin nga galeristi Ulrich Gebauer dhe më pas së bashku shkuan në Rostock ku dhe do të hapet ekspozita.
Ekspozita e tij e parë në Gjermani, u realizua tre vite më parë në Berlin.
I pyetur se cila është arsyeja që ai vendosi të hapë një ekspozitë në Rostock, E. Rama, u shpreh se ishte miku i tij Uwe Neumann, i cili e ka vizituar atë edhe në Tiranë.
Uwe Neumann tha për Ramën:
“Ai nuk është vetëm një artist i talentuar dhe një politikan. Në vitet 1980-të, ai ishte një basketbollist shumë i mirë dhe ka luajtur në ekipin kombëtar shqiptar. Sot, është kryeministër. Zyra e tij është gjithashtu një atelie artisti. Ekspozita e tij është një dhuratë e vonuar për ditëlindjen e 800-të të qytetit të Rostockut,” ka thënë Neumann.

Për lajm-shqip:
Fredjana Hamzallari
17.11.2018