Kryeministri Edi Rama ka shprehur besimin se ambasadorët e huaj në vendin tonë do jenë “avokatët e shqiptarëve” për të mbështetur çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Rama shprehu besimin se negociatat me BE-në do çelen brenda gjashtë muajve të ardhshëm, por shtoi se këtë e meritojnë shqiptarët më shumë se politikanët.
Fjala e kryeministrit Rama:
Vij nga një vizitë në dhe pak ditë më parë kam patur mundësinë të marr vlerësime të merituara besoj për Shqipërinë. Dhe pas këtyre vlerësimeve besoj se do vije edhe ai vlerësim, çelja e negociatave për anëtarësim. Dhe nga ana tjetër dua shumë të besoj se të gjithë ju do jeni avokatët e shqiptarëve në këtë proces kaq të rëndësishëm dhe kaq themelor.
Asnjë gjë nuk do të ishte më inkurajuese se çelja e negociatave. E thashë më parë, ne jemi shumë të kënaqur që Serbia dhe Mali i zi negociojnë anëtarësimin. Por jemi të bindur me fakte që ne meritojmë po aq sa Serbia dhe Mali i Zi. Ashtu sikundër jemi të bindur që e njëjta gjë duhet të ndodhë me Maqedoninë dhe Bosnjen më tutje.
www.lajm-shqip.com