Kryeministri francez reagon për protestat. Pranon gabimin me “jelekverdhët”… Kryeministri francez, Edouard Philippe ka pranuar se qeveria ka bërë gabim me përballimin e protestës masive të jelekverdhëve që kanë përfshirë vendin në 5 javët e fundit. “Ne kemi bërë gabime. Nuk e dëgjuam mjaftueshëm popullin francez. Mbeta i bindur që ata donin që vendi të transformohej”, tha ai për gazetën Les Echoes të dielën.
Kryeministri francez reagon për protestat. Pranon gabimin me “jelekverdhët”…
Demostrata të dhunshme kanë arritur në nivele rekord, ndërkohë që me qindra protestues kanë mbetur të plagosur që prej datës 17 nëntor. Të paktën 7 viktima u shënuan gjatë protestës. Edhe disa efektivë policie kanë mbetur të plagosur gjithashtu. Më herët gjatë dhjetorit, ministri i Financës Bruno Le Maire pranoi se protestat ishin katastrofike për ekonominë e vendit dhe bizneseve.