Eurodeputetët vizituan sot Tiranë për të diskutuar në lidhje me situatën politike në vend.
E ftuar në emisionin “Të Pa Ekzpozuarit” në News 24 kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka bërë të ditur se cfarë u diskutua në takimin me deputetët evropian.
Kryemadhi zbuloi se cfarë i’u kishte kumunikuar deputetëve evropian gjatë takimit.Ajo tha se një ndër pikat kryesorë ishte dosja “339” për të cilën ata nuk ishin në dijeni se çfarë ishte konkretisht.
Sipas saj, zoti Fleckenstein është shqetësuar shumë kur ka dëgjuar për dosjen 339, madje shton se është larguar për 25 minuta nga takimi.
Ndër të tjera ajo tha se i’u kishtë kërkuar zyrtarëve evropian që vendi jonë ka nevojë për standarte dhe vlera që ka vendi që iu përfaqësoni.
Kryemadhi nuk ka lënë pa akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama duke e quajtur botën e krimit.
“Nësa mendoni se ka stabilitet për krimin në Shqipëri atëherë është destabilitet për evropën. Shqiptarët kanë pushtuar vendin në fushën e drogës.
Ju veproni si të doni, ne kemi vendosur ta largojmë krimin për të mbrojtuar fëmijët tanë dhe kjo nuk ka kthim pas .
Nëse Merkel apo ndonjë deputet gjerman kapet duke blerë vota, çfarë do të ndodhte? Minimalisht do të niste investigimi, ndërsa në Shqipëri ndodh e kundërta, mundohet të fshihet. Ne kërkojmë standarte dhe vlera që ju na flisni dhe i keni ne vendin tuaj. Bota e krimit në vend është Edi Rama”, tha Kryemadhi.
Për lajm-shqip:
Visar Quni
28.02.2019