Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka uruar shqiptarët për Krishtlindje. Urimin e saj e ka përciellë me kritika për Qeverinë dhe Kryeministrin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan se “Nën pasigurinë tonë, që është përhapur kudo dhe mundon zemrat tona dhe nën kambanën e kishës, lutjeve të besimtarëve, ky kremtim i shenjtë sjelltë për të gjithë besimtarët e krishterë”.
Postimi i plotë
Nën pasigurinë tonë, që është përhapur kudo dhe mundon zemrat tona dhe nën kambanën e kishës, lutjeve të besimtarëve, ky kremtim i shenjtë sjelltë për të gjithë besimtarët e krishterëdhe jo vetëm, një burim jete më të shndritshëm, që mbart frytet shpirtërore të Dashurisë, Paqes, Harmonisë dhe Bekimeve që vinë nga Zoti.”
Gëzuar Krishtlindjet, ardhshin të bardha!
Përzemërsisht!
Elona Tereziu
25.12.2018