Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka komentuar vendimin e Saimir Tahirit për të dorëzuar mandatin e deputetit.
Kryemadhi: Samir Tahiri mund të dënohet me ‘arrest shtëpie’
Në një intervistë për emisionin ‘Opinion’, Kryemadhi foli për një pakt mes Ramës dhe ish-ministrit të Brendshëm. Sipas saj ky pakt mund të finalizohet me një ‘arrest shtëpie’ për Tahirin.
“Tashmë që Rama mbylli të gjitha deal-et e tij me prokurorinë dhe gjykatat, mendon që bërja për disa orë kurban e Sajmir Tahirit, gjë e cila mund të finalizohet me një arrest shtëpie, gjë që do jetë prova më e rëndë që implikon jo vetëm prokurorinë, por edhe gjykatat e shqiptare në implikimin e tyre dhe në angazhimin e tyre për ti shërbyer me devotshmëri krimit të organizuar”, deklaroi Kryemadhi.