Nga Ylli PATA
Për Lajm-Shqip
Kryemadhi publikon foto me “kriminelët e Ramës”… -Qytetarët : -Kemi foto dhe me burrin tënd !
Monika Kryemadhi ka nisur një sulm të papritur ndaj kryeministrit, duke e cilësuar si të lidhur me bandat. Luftë që duket se do të vazhdojë paralelisht me nisjen e punës së operacionit të vettingut.
Kështu kreu i LSI publikon çdo ditë të ashtuquajturat “fakte” të lidhjes së Ramës me krimin.
Në faqen e Facebook-ut, dje, Kryemadhi ka publikuar një grup djemsh me bluzën 23 të PS-së, që sipas kreut të LSI-së janë të lidhur me krimin.
Por nuk ka vonuar përgjigja e njerëzve në foto. Publiku, por edhe anëtarë të LSI-së, që njohin personazhet në fotografi.
Në postimin e saj, kryetarja e LSI-së shkruan.
“Përfaqësuesit e denjë të koalicionit të ri të Ramës! Edi Rama është rrezik kombëtar”!
Por një nga personazhet që kanë dalë në këtë foto, ja kthen menjëherë :
-“Mona, si kjo foto kam dhe me bashkshortin tënd, se jam pjes e partis Socialiste. Dikur ishte dhe yt shoq pjes e jona. Kjo foto i perket kohes qe ishte kualicioni PS-LSI. Jo kriminila, por qytetar dhe njerez te nderuar”
Kurse një militant i Partisë së Kryemadhit, komenton kështu në postimin e kryetares.
“Mona Jam pjes e Lsi Shijak,Keto ne foto jan te gjith cuna shijaku dhe Asnje ska lidhje me Krimin”.
Në fakt sjellja e kryetares së LSI-së, e cila është akuzuar se gjatë fushatës në Elbasan ka pasur mjaft nga detashmenti i “të fortëve” është mjaft ambigue.
Ajo do të duhej të fliste me emra konkretë dhe faktet që ajo disponon për personat që reklamon. Por më e mira e të mirave ishte, nëse argumentet e saj t’i çojë në Prokurori. LSI ka marrëdhënie të mira me kreun e akuzës.
13/10/2017