Kryemadhi paralajmëron fundin e qeverisë
• Kryetarja e LSI nga Bulqiza: Qeveria të mos vonojë statusin e minatorit
•Monika surprizon, tregon emrat e 4 klaneve mafioze që përmendi Lu
• Pyet për familjen e Çakos, vjen live përgjigja e…
Kryemadhi
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka lëshuar deklarata të forta kundrejt Kryeministrit Rama.
Në Konventën e LSI-së, në Pallatin e Sporteve “Asllan Rusi”, znj. Kryemadhi u shpreh ndër të tjera se:
“Ky është vetëm fundi i kësaj qeverie”, të cilën e akuzon si të impikuar me krimin.
Më tej, kryetarja e LSI-së parashtroi pyetjen:
A keni dëgjuar së fundmi për një “skemë të re piramidale” të qeverisë të pagëzuar me emrin “projekti 1 miliard euro” për investimet publike? Kjo është shpikja më mostruoze sesi kjo narko-qeveri kërkon të “pastrojë paratë e pista” të drogës dhe krimit të organizuar duke futur dorën çdo vit në “xhepat” e taksapaguesve shqiptar për të rritur fitimet e krimit dhe oligarkëve.
Pjesë nga fjala e Kryemadhit:
Për çfarë reforme në drejtësi flasim për më shumë se 3 vite, kur drejtësia nuk është e barabartë për të gjithë? Ku është ky kryeminister i ethshëm thërriste për “drejtësinë e kulluar” por që struket si struci kur i dalin skandalet dhe kërkon të përdorë sistemin e drejtësisë si mburojë për zullumet e veta dhe të narko-shtetit të tij? A keni dëgjuar së fundmi për një “skemë të re piramidale” të qeverisë të pagëzuar me emrin “projekti 1 miliard euro” për investimet publike?
Kjo është shpikja më mostruoze sesi kjo narko-qeveri kërkon të “pastrojë paratë e pista” të drogës dhe krimit të organizuar duke futur dorën çdo vit në “xhepat” e taksapaguesve shqiptar për të rritur fitimet e krimit dhe oligarkëve. Por, piktori vazhdon të na japë një fasadë të bukur vetëm për të mbuluar ndërtesën që është në gjendje të pariparueshme.
Zëri i qytetarëve
Ajo e ka bërë zgjedhjen e saj…ka dëgjuar zërin e sovranit që te jete më e dobishme sot në opozitë sesa në qeverinë e krimit.
Timonieri i krimit e ka gjithe timonin vete. Diskutimi per buxhetin faktik javen e kaluar ne parlament tregoi te kunderten e asaj qe timonieri iu pergjerohej shqiptareve ne fushate elektorale ai kishte jo vetem timonin por edhe patentat qe i ka përdorur për makinën e krimit, për makinën e drogës, për mohimin e vjedhjes dhe grabitjen e shqiptarëve.
LSI e ka të qartë se thirrja jonë ndaj qytetarëve është një urgjencë kombëtare që nuk ka të bëjë me një betejë idesh të majta kundër atyre të djathta, apo të një qeverisje socialiste kundër asaj demokratike… Rilindja, distancoi socialistët e vërtetë. Rilindja i turpëroi ata. Rilindja i kthehu në shërbëtorë të krimit dhe te oligarkëve. I bëri që socialistët të harrojnë vlerat e vërteta të së majtës, drejtësinë sociale, barazinë dhe solidaritetin.
Prandaj miq, të hapim dyert e LSI per te gjithe ata socialiste qe u perdoren dhe jane te zhgenjyer nga rilindja nga ajo rilindje qe vetem rilindjen e shqiperise nuk solli por solli rilindjen e krimit dhe te oligarkeve Shqipëria hyri në Nato dhe për shumë vite ishte një kontribues për sigurinë. Shqipëria nga një kontribues është kthyer në një kërcënim për sigurinë.
Ky Kryeministër, pozicionin gjeostrategjik të Shqipërisë, në vend që ta investonte për zhvillime strategjike për ekonominë dhe biznesin, këtë pozicion të favorshëm ky kryeministër e ka vendosur në shërbim të bandave dhe krimit te organizuar.
Sot, për këtë qeveri është vetëm fillimi i fundit te saj…
Është emergjencë kombëtare dhe shpëtim jetësor për qytetarët tanë rrëzimi i kësaj qeverie të dalë boje në sytë e shqiptarëve dhe të botës. Dhe krijmi i një qeverie të re anti-mafia që rikthen stabilitetin, fuqizon ekuilibrat e brendshëm ekonomiko-social për më shumë mirëqenie, si dhe rikthen dinjitetin e Shqipërisë si një vend i NATO-s që kontribuon në sigurinë e rajonit dhe jo si një vend eksportues i trafiqeve dhe kriminalitetit.
Historia do të na gjykojë nëse kishim të drejtë apo jo, por deri atëherë ne si klasë politike ua kemi borxh shqiptarëve, sidomos të rinjve tanë, që ti japim fund tranzicionit të tejzgjatur politik dhe ekonomik. Është përgjegjësia jone historike ti japim përgjigjen finale kujtdo politikani apo lideri delirant i cili kujton se mund të blejë apo të “burgos lirinë” e shqiptarëve…
Një herë e mirë ta mesojë kushdo qoftë ai, përpara se ta merr leksionin e hidhur nga populli ynë, se askush nuk mund të tallet me fatin e shqiptarëve…se për ndryshe përfundon në “kazanin e plehërave të historisë”. Koha është tani për tu ngritur të gjithë në këmbë dhe për të filluar sëbashku marshimin e fitores së madhe!
05.11.2017
Burimi: newsbomb.al