Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka dhënë mesazhin e saj për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ajo është shprehur se sot duhet të jetë një ditë reflektimi mbi atë çfarë klasa politike në Kosovë e Shqipëri ka bërë për të realizuar aspiratën pa kufij mes vendeve tona.
Kryemadhi: Sot le të jetë një ditë reflektimi për klasën politike në Kosovë e Shqipëri
“Sot, 10 vjet më pas festa dhe hareja janë prapë pjesë e jetës së çdo shqiptari. Më shumë se kurrë ka një arsye për të gëzuar, një komb dhe shtet me moshën e një fëmije që po rritet. 10 vjet janë shumë pak për të fituar pjekurinë e një shteti që aspiron Evropën. Por janë mjaftueshëm për të treguar seriozitetin me të cilin ky shtet është angazhuar. Angazhuar për të plotësuar aspiratën e shqiptarëve të Kosovës: përfshirjen sa më shpejt në familjen evropiane. Ndaj le të jetë dita e sotme, përveç se një ditë gëzimi, edhe një ditë reflektimi. Ditë reflektimi mbi atë çfarë klasa politike në Kosovë e Shqipëri ka bërë për të realizuar aspiratën pa kufij mes vendeve tona, atë të shqiptarëve pjesë e familjes së madhe evropiane”, shkruan Kryemadhi.

17.02.2018