Kryebashkiaku Dritan Leli dhe punonjës të Shërbimeve Publike iu futën aksionit në pastrim të territorit të plazhit nga mbetje të ndryshme qe jane depozituar përgjate gjithë bregut ranor.
Mbetje këto të depozituara gjatë kohës së stuhisë së dy ditëve më parë.
Kryebashkiaku Leli pohoi se prurjet e detit gjatë diteve të stuhishme shkakton nxjerrjen e këtyre mbetjeve në bregdet.
Ai theksoi se duhet t’i jepet fund sjelljeve abuzuese te qytetareve me mbjedisin.
Leli është shprehur se në shumë raste mbeturinat detare lidhen dhe me ato që shumë qytetarë hedhin në mënyrë abuzuese nëpër kanalizime.
Kryebashkiaku është shprehur se gjithsecili duhet të kujdeset për hedhjen e mbeturinave në vëndet e caktuara. Duhet ta bëjnë këtë gjë duke menduar për familjen e tij dhe të atyre përreth.
Aksioni i drejtuar nga kryebashkiaku ka mbledhur sot dhe vullnetarë të ndryshëm që ndihmuan për pastrimin e plazhit. Stuhia e dy ditëve më parë shkaktoi një sër problemesh në qytet duke shkulur pemë dhe nxjerr varka nga uji.
Për Lajm-shqip
Enrik Mehmeti