Kryebashkiakja, që bën kryq për italianët e falet për turqit. Italianët ngrenë godinën e kulturës, turqit atë të çerdhes. Kështu ka ndodhur në Prrenjas. Bashkia Prrenjas, duket se krenohet me donatorë të huaj.
Kryebashkiakja, që bën kryq për italianët e falet për turqit.

Ndërsa, biznesi vendas, nuk ka fonde të tilla! Pak kohë më parë, me paratë e Qeverisë turke, u rikonstruktua Qendra kulturore e qytetit. Pas këtij investimi, kjo godinë gumëzhin nga jehona rinore. Nga ana tjetër, Bashkia e hoqi një hall nga “qafa”. Por, për këtë të fundit, kishte mbetur çerdhja e fëmijëve. Vogëlushëve të çerdhes, edhe kur ushqeheshin, u mbusheshin pjatat me ujë. Çfarë binte jashtë, depërtohej brenda. U gjet dhe fondi për restaurimin e çerdhes së qytetit. Me fonde të Qeverisë turke, u bë e mundur të rikonstruktohej godina e fëmijëve. Madje, edhe pajisjet akomoduese u sollën të reja. Kësisoj, kryebashkiakja Rira, bën “kryqin” për italianët e “falet” për turqit. Tek e fundit, këto dy investitorë menduan më shumë për rininë dhe fëmijët e këtij qyteti. Biznesi vendas, shtron dreka e darka për prokuruesit…
Për Lajm-shqip
Alfrida Danushi