Kronikë gri e një dite të uniformave blu të Elbasanit… Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullim, japin një panoramë gri të uniformave blu.
Kronikë gri e një dite të uniformave blu të Elbasanit…
U arrestua në flagrancë H.H., vjeç 30, banues në Elbasan. Në unazën e qytetit, duke drejtuar mjetin “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin R.H., vjeç 70. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Dhe po punohet për kapjen e E.C., vjeç 26, banues Elbasan. Dyshohet se në lagjen “Emin Matraxhiu”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë të rendit. E njëjta procedura penale për F.M., vjeç 25, banues në Elbasan. Dyshohet se në qytet, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

Panorama vazhdon me femrat e dhunuara. U plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Kjo, për Dh.Q., vjeçe 46, banuese në Elbasan. Dyshohet se bashkëshorti, I.Q., vjeç 56, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Komisariati i Policisë Librazhd, referon materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Këto për G.D., vjeç 18, banues në fshatin Togëz. Dyshohet se në fshatin Xhyrë, ka goditur me sende të forta B.D., dhe Sh.P., vjeç 53 e 64, banues në fshatin Xhyrë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, arrestuan në flagrancë V.M., 51 vjeç. Ai, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në kokë nënën e tij H.M. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në Familje”.
Për Lajm-Shqip
Alfrida Danushi