Andrew McCabe, numri dy i Byrosë Federale të Hetimeve, të cilin Presidenti Donald Trump e ka kritikuar publikisht për subjektivizëm politik, dha dorëheqjen nga FBI-ja. Vetëm disa javë përpara daljes në pension.
Largimi tij nga agjencia më e lartë e zbatimit të ligjit në SHBA vjen një javë pas publikimit të raportimeve se Trump e donte jashtë FBI-së. Mediat amerikane pretendojnë se kreu i Shtëpisë së Bardhë i kishte kërkuar zyrtarit të lartë se për kë kishte votuar gjate një takimi në zyrën ovale.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders tha në një Konferencë për Shtyp se vendimi nuk ishte marrë nga Presidenti Trump. McCabe, me një karrierë 22-vjeçare në FBI dhe në pozicionin e zëvendës-drejtorit, kishte planifikuar të largohej në muajin mars. Kohë që përkonte me daljen e tij në pension.
Por një zyrtar i FBI-së i cituar nga CBS News tha se McCabe vendosi të merrte “leje të hershme”. Duke filluar nga e hëna, për të mos u kthyer më në zyrë.
Burimi, nuk dha detaje të mëtejshme.
Andrew McCabe ishte bërë objekt sulmesh nga Donald Trump dhe republikanët. Ata e kritikonin lidhur me hetimet mbi Rusinë. Pjesërisht për shkak se gruaja e tij Jill McCabe, mori disa qindra mijë dollarë donacione për kandidimin e saj të dështuar për një vend në Senat. Nga një komitet politik i kontrolluar nga një mik i ish-kandidates demokrate për presidente Hillary Clinton.
29.01.2018