Krimet e Rënda i bllokuan pasaportën, avokati i Saimir Tahirit apelon vendimin
Krimet e Rënda i bllokuan pasaportën, apelohet vendimi
Pas bllokimit të Pasaportës nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka apeluar vendimin e kësaj Gjykate.
Ka qenë avokati i Tahirit, Maks Haxhia, ai që ka dorëzuar kërkesën në fjalë.
Me anë të saj, kërkohet shfuqizimi i vendimit për bllokimin e pasaportës të z. Tahiri.
18.12.2017