Falsifikimi i Vizave: Krimet e Rënda, nisin 20 fletëporosi drejt SHBA dhe BE…
Vazhdon operacioni ndërkombëtar, për trafikun e emigrantëve: ‘Falsifikimi i Vizave’. Ndërsa, Prokuroria për Krimet e Rënda, nisin 20 fletëporosi drejt SHBA dhe BE, për të zbardhur mekanizmin.
Prokuroria për Krimet e Rënda, ka hartuar 20 fletëporosi drejtuar vendeve të Bashkimit Europian, dhe SHBA, Kanadasë, dhe Uruguajit. Kjo, në kuadër të hetimeve për rrjetin e trafikut të emigrantëve.
Këto letërporosi, janë dërguar në të gjitha vende,t ku emigrantët transportoheshin. Për të marrë informacion, lidhur me aktivitetin e tyre kriminal.
Bëhet fjalë për operacionin “One-if by land”. Ku në 17 mars, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit, kanë finalizuar një superaksion. Duke goditur grupe të strukturuara kriminale, që organizonin emigrim të paligjshëm drejt SHBA-së, Anglisë dhe Kanadasë. Ky aktivitet zhvillohej, përmes dokumenteve të falsifikuara, kundrejt pagesës 25 000 dollarë.
Gjatë këtij superaksioni, u arrestuan 39 shqiptarë. Ndësa, Prokuroria njofton se të gjitha këto letër-porosi, do të përkthehen, dhe do të dërgohen zyrtarisht, në vendet përkatëse.
Falsifikimi i Vizave: Krimet e Rënda, nisin 20 fletëporosi drejt SHBA dhe BE…
*leonard.xhelili*