Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa minutave në lagjen “Kolovica” në Prishtinë.Krim në familje, burri vret gruan me armë zjarri. Dyshohet se një burrë i moshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të gruas së tij, të cilën e ka lënë të vdekur dhe më pas ka vrarë veten.
Krim në familje, burri vret gruan me armë zjarri më pas veten…
Nuk i dihen ende shkaqet dhe motivet që e kanë shtyrë burrin të vrasë gruan dhe më pas veten. Forca të shumta të policisë së Kosovës kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Adenisa Neziraj
19.06.2018