Krijohet një “brend” i ri i ullinjve në Kaninë, ai Kalinjot
Njerëzit e zonave rurale janë mësuar me kultivimin e ullinjve dhe një traditë e mirë ka qenë dhe trashëgimia nga njëri brez në tjetrin.
Burimet gjenetike të ullishteve janë shumë të pasura, por vetëm “Kalinjot” është varietet i rëndësishëm për zonën e Vlorës. Ai është i cilësisë shumë të mirë dhe me rendiment të bollshëm. Krijimi i një brendi të vetëm për Kaninën, ka bërë që zv/min i bujqësisë, Dhimo Kote dhe Dritan Leli, të impenjohen bashkarisht për të stimuluar fermerët.
Ministria e Bujqësisë, parashikon subvencionim të fermerëve edhe për ambalazhim. Ky do të jetë logimi i atij që do të quhet marka e vajit të ullirit të zonës.
Sakaq, Dritan Leli tha se Kanina do të jetë një prej 100 fshatrave të vendit i cili do t’i nënshtohet rikonstruksionit të plotë për ti shërbyer agroturizmit.
Për Lajm-Shqip
E.M
14.11.2017