Kreu i shërbimit të provës të cilit iu dogj makina ka reaguar nëpërmjet një mesazhi pranë Unionit të Gazetarëve, dega Vlorë.
Kreu i shërbimit të provës theksoi se nuk ka konflikte.
Në mesazhin drejtuar Unionit ai deklaron se nuk ka konflinkte me askënd.
Ngjarja e qëllimshme ka vetëm një pistë, atë për shkak të detyrës.
Ja mesazhi i plotë:
Faleminderit gjithkujt që në një moment të vështirë nuk ngurojnë të më gjendet pranë!
Pak pas mesnate automjeti im personal u shkrumbua nga flakët, dyshuar si një zjarrëvënie e qëllimshme për shkak të detyrës.
Në katër vite që drejtoj shërbimin e provës nuk jam konflikuar kurrë me askënd, përfshirë staf apo të dënuar të cilët merrnin në këtë institucion shërbim.
Institucioni që unë drejtoj nuk ka pasur kurrë asnjë punonjës sigurie në derën e tij, sepse nuk ka qënë kurrë e nevojshme.
Sulmi ndaj meje duke i kategorizuar rastin si incident lidhur me detyrën që unë ushtroj është tërësisht absurd dhe i papranueshëm.
Ndërsa sa i përket jetës sime personale, dhuna dhe konflikti nuk kanë qënë kurrë opsion.
Ftoj forcat e rendit të zbardhin ngjarjen dhe të vënë përpara përgjegjësisë autorin!
Për lajm-shqip
Enrik Mehmeti