Kreu seks me të miturën, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari nga Tirana, rrezikon 7-15 vjet burgim
Të ngjashme mund të lexoni:
Kreu seks me të miturën
Shuarja e epsheve seksuale me një vajzë 13 vjeçe mund t’i kushtojë shtrenjtë një 32 vjeçari nga kryeqyteti.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin, Alfred Tereziu 32 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se në një hotel ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur me inciale, D.P., 13 vjeç, banuese në Krujë.
Përse u largua nga banesa
“Isha e mërzitur me ata të shtëpisë. Nuk më linin të dilja, të argëtohesha me shoqërinë.”- ka deklaruar e mitura në polici për të justifikuar largimin nga banesa.
Aventura e saj ka zgjatur pak, po pasojat duket se do të zgjasin në kohë. Jo vetëm për të, por edhe për 32-vjeçarin.
Një automjet, i drejtuar nga Tereziu, e ka marrë vajzën dhe së bashku kanë përfunduar në një hotel.
Sipas të arrestuarit, gjithçka është kryer me dëshirën e vajzës, po kjo nuk e përjashton Tereziun nga përgjegjësia penale.
Ndaj tij është ngritur akuza “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Parashikuar në nenin 100 të Kodit Penal, 32-vjeçari nga Tirana rrezikon dënimin me burgim nga 7 deri në15 vjet, nëse shpallet fajtor.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Për Lajm Shqip
V.Q