Kreu vepra të turpshme me 13-vjeçaren, arrestohet autori
Policia e Korçës ka vënë nën pranga 25-vjeçarin, i cili akuzohet se kreu vepra të turpshme me një 13-vjeçare.
Kreu vepra të turpshme
Ngjarja e rëndë është regjistruar disa ditë më parë në qytetin e Korçës.
Sipas burimeve nga blutë e këtij qyteti, mësohet se, shtetasi, Xhevat G, 25 vjeç, banues në Korçë, ka kryer vepra të turpshme në banesën e të miturës 13-vjeçare.
Arrestimi i tij u bë i mundur pas kallëzimit të bërë nga vetë 13- vjeçarja në komisartiatin e Korçës.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit.
Për Lajm Shqip
Ledjona Xheladinaj