Ditën e sotme në protestën që u zhvillua para Kuvendit kanë marrë pjesë edhe shumë militantë të PD-së.
Astrit Xake ishte një nga personat më të dhunshëm sot gjatë protestës ku mbetën të plagosur 12 efektivë policie dhe një police humbi gishtat e dorës.
Kreu i PD-së në krye të protestës kundër policisë

Për ata që nuk e njohin Xake nuk ka asnjë lidhje me protestën pasi vet është nga Kombinati dhe shtëpinë e ka po në Kombinat.
Ndonëse nuk ka pasur asnjë interes pronësie për ndërtimet që preken nga zgjerimi i “Unazës së Madhe”, ai ka një tjetër interes, atë politikë.
Gjatë këtyre ditëve, kryetari i PD-së për degën e Njësisë Nr.6 ka qenë një ndër organizatorët e protestave që kanë sjellë edhe bllokimin e qarkullimit.
Xake më parë, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike ka qenë edhe drejtor gjimnazit të Yzberishtit.
Një tjetër protestues i dhunshëm që vjen nga radhët e PD-së dhe që është shoqëruar sot nga Policia është edhe Fluturim Goleci.

Fluturimi nuk ka asnjë lidhje me zonën e “Unazës së Madhe”, pasi vet jeton në Paskuqan.
Sara Mustafa
22.11.2018