I sapoemëruar në detyrë, Federico Cafiero de Raho, Prokurori special i Antimafia-s italiane, nuk ka pritur shumë.
Të parën vizitë jashtë vendit, ka vendosur ta kryejë në Tiranë, për të takuar kolegen e tij shqiptare të sapoemëruar, Kryeprokuroren Arta Marku.
Kreu i antimafia-s takim me Kryeprokuroren shqiptare Arta Marku.
Kryeprokurori i antimafia-s italiane do të vijë në Shqipëri me një dosje të madhe në lidhje me asetet e krimit të organizuar, kryesisht grupeve të mëdha të drogës.
Cafiero de Raho, vjen javën e ardhshme me një axhendë të ngjeshur takimesh.
Kjo vizitë rastis me nisjen e sezonit të shpallur për kapjen e “Peshqve të Mëdhenj”.
Kryeprokurori Italian pritet të sjellë një material voluminoz në lidhje me pastrimin e parave të grupeve kriminale.
Siç mësohet kjo dosje ka të dhëna se ku mund të jenë investuar fitimet e narkotrafikut në Shqipëri.
Për lajm-shqip
Ylli Pata