Demokrati dhe njëherazi kreu i këshilltarëve në bashkinë Tiranë Kreshnik Çollaku, i përgjigjet Gramoz Ruçit. Fjalën e tij në parlament ai e quan skandal.
Kreshnik Çollaku replikon në distancë me Gramoz Ruçin…

Ja si shprehet Çollaku në postën e tij elektronike:
Gjuha dhe mendësia që përdor Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë për BE dhe vendet evropiane është identike me akuzat e Shqipërisë së Enver Hoxhës për ‘botën e degjeneruar borgjeze’.
Më poshtë ai poston një ekstrat të fjalës së kreut të Parlamentit.
Prostitucionin dhe drogën nuk e shpikën shqiptarët. E gjetën në Europë. Kanabisi është një njollë e zezë për Shqipërinë, por fara e kanabisit dhe teknologjia vjen nga Holanda. Edhe tregu i shitjes së kanabisit është Holanda.
Për Lajm-Shqip
Vladimir Muçaj