Kotoleta Milaneze bashke me Rizoton Milanez jane nga pjatat me te njohura ne Milano. Kjo kotolete eshte e perbere nga nje fileto mish vici me nje kocke te vogel anash, te kaluar negalete dhe te skuqur ne gjalp, i cili ne fund hidhet mbi te. Per nje version me te lehte, per skuqje mund te perdoret gjysme vaj ulliri e gjysme gjalp dhe ne fund kotoleta shoqerohet me leng limoni te shtrydhur siper. Egzistojne dy variante per pregatitjen e saj: mund te pregatitet me feta mishi te parrahura (ne te cilat mishi qendron i bute brenda) apo me feta mishite rrahura e cila e ben me krokante. Nje version tjeter i kotoletave, sidomos ne ditet e nxehta, eshte t’i mbulosh ato me feta domate dhe gjethe rukola.
Perberesit per 4 persona
- 4 fileto mish vici me kocke
- 100gr miell
- 100gr galete (buke te therrmuar)
- 2 veze
- gjalp (apo vaj ulliri) per skuqje
- kripe
Per realizimin e kesaj kotolete rrahim filetot e vicit me rrahesin e mishit per t’i bere me te holla apo nese preferojme i leme te parrahura. Rrahim vezet ne nje ene dhe shtojme ne tegaleten duke i perzjere mire derisa te formohet nje mase homogjene. Fillimisht kriposimfiletot e vicit, i kalojme ne miell dhe me pas ne veze dhe galete. Ne nje tigan shkrijme gjalpindhe vendosim filetot per tu skuqur nga te dyja anet derisa te marrin nje ngjyre te arte. I servirim kotoletat te ngrohta duke i shoqeruar me nje racion patate furre apo te skuqura.
Burimi: Kuzhina Shqiptare
07.10.2013
Titra
ndoqa cdo hap por nje *** 😛 here e fundit qe provoj te gatuaj perfundimish jam katastrof