Gazetari dhe publicisti i njohur kosovar, Halil Matoshi është sulmuar nga tre persona me thika të martën në mbrëmje. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Dardania’ të Prishtinës. Vetë Matoshi deklaroi se është goditur me grushte dhe shkelma, ndërsa i shpëtoi goditjeve me thikë pasi u mbrojt me çantën e tij.
Matoshi tha se në mbrojtje i erdhën disa qytetarë, ndërsa tre personat që e sulmuan u larguan me një automjet. Në ndjekje të tyre u vu edhe policia, por që nuk mundi t’i ndalojë.
Për këtë ngjarje reagoi menjëherë Asosacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, i cili e dënon ashpër këtë akt, duke e konsideruar si sulm ndaj fjalës së lirë dhe cenim të drejtpërdrejtë të jetës dhe punës së gazetarëve.
Po ashtu, Asosacioni i bën thirrje organeve të rendit që ta zbardhin rastin sa më shpejt dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë.
11 korrik 2012
Burimi: Gazeta Shqip