Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen 10 të qytetit të Korçës.
Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri.
Viktima u identifikua si shtetasi Altin Balliu rreth 30 vjec.
Ngjarja e rëndë nisi fillimisht verbalisht mes viktimës dhe autorit.
Ndërsa me pas degradoi në përdorimin e armës së zjarrit.
Viktima u qëllua në syrin e majtë ndërsa mbeti i pajetë në vend.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe deri tani ka shoqëruar rreth 20 persona.
Autori i ngjarjes ështe identifikuar si Olger Mustafaj.
Burime nga grupi hetimor thonë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive banale. Vijon puna për dokumentimin e plotë të saj.
Ledjona Xheladinaj
18.01.2019