Korçë, sekuestrohen 250 kg peshk në tregun e qytetit
Ka qenë aksioni i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i cili pas një kontrolli të rreptë në Korçë ka sekuestruar 250 kg peshk.
Ky do të tregtohej jashtë çdo kushti higjieno-sanitar. Sasia e peshkut tregtohej nga tregtaret maqedonas në tregun e këtij qyteti..
Aksioni i AKU-së do të vijojë edhe në zona të tjera problematike ku tregtimi kryhet pa respektuar kushtet e higjienës.
Për Lajm-Shqip
Ledjona Xheladinaj
12.11.2017