Aksidentet rrugore janë rritur frikshëm gjatë muajit të fundit në Korçë. Drejtues të dehur, mungesa e dokumentacionit apo parregullsi të tjera sjellin aksidente fatale.
Janë pikërisht këto shkaqet kryesore që çojnë viktima edhe në njerëz. Ajo çka e bën edhe më shqetësuese situatën është konsumi i alkoolit në timon. Pavarësisht se çdo ditë kemi ndëshkime, shoferët nuk vënë mend. Dy rastet e fundit janë shënuar në juglindje.
Korçë rrezikonin jetën e qytetarëve, kapen ‘qeflinjtë’.
Dy persona janë vënë në pranga pasi drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit.
U arrestua Ervin Lako 38 vjeç banues në Bilisht dhe 59 vjeçari Agron Kamenica.
Të dy shtetasit u kapën në flagrancë në gjendje të dehur duke drejtuar mjetet e tyre duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Policia e Korçës vijon akisonin për kapjen e shoferëve të papërgjegjshëm.

Për Lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj