Kryeministri i vendit Edi Rama, ishte në qytetin e Korçës ku inspektoi godinen e re të Bashkisë së Korçës, një investim i bërë nga buxheti i shtetit në vlerë prej 144 mijë lekë.
Gjatë takimit Rama u shpreh se ky investim do i dhurojë qytetarëve të Korçës një ndjesi pozitive.
Në këtë bashki tashmë qytetarët do të marrin 64 shërbime të unifikuara.
Rama ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i kësaj bashkie , Sotiraq Filo, ku ndoqi nga afër nisjen e punimeve për rrugën që lidh Maliqin me njësinë e tij administrative,
ibonikun dhe Drithasin.
Pjesë nga deklarata:
“Është ultramoderne, me shumë shije, shumë harmoni. Ka shumë komoditet në shërbime, krijon një ndjenjë shumë pozitive.
Në Maliq ka disa potenciale që mund të zhvillohen edhe për turizmin edhe për agroturizmin.
Këtu njerëzit janë shumë punëtorë, janë shumë të dedikuar, mirëpo rruga ishte një tmerr i madh që e priste hovin e njerëzve për të ardhur, ose për t’u rikthyer.
Tani besoj, nga pikëpamja e projektit, është goxha e bukur, goxha turistike si rrugë”, tha Rama.
Visar Quni
11.02.2019