Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim:
Daniel Bajram, 31 vjeç, banues në qytetin e Korçës.
Ndalimi i tij u bë pasi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë më datë 18.11.2017, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi për veprën penale:
“Vjedhja” të parashikuar nga neni 134/2 të Kodit Penal, në lidhje me dy vjedhje të ndodhura më datë 16.11.2017 në lagjen nr 4 dhe më datë 17.11.2017, në lagjen nr 10 në qytetin e Korçës, në banesat në pronësi të shtetasve G.L, dhe S.H, banues në Korçë.
Për Lajm-Shqip
Ledjona Xheladinaj