Sot në Korçë është plagosur një 14 vjeçar, pas një përleshjeje me thika mes dy të rinjsh.
Ngjarja e rëndë është shënuar brenda oborrit të nje shkolle 9-vjeçare në Korçë.
Të dy djemtë janë nxënës të kësaj shkolle. Burimet thonë për Lajm-Shqip.com se i plagosuri me mjet të mprehtë (thikë) është i riu me iniciale D.D.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës dhe po merr mjekimin e nevojshëm.
Ndërkohë është identifikuar autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje dhe po punohet për kapjen e tij.
Për Lajm-Shqip
Lediona Xheladinaj
Gëzim Hashimi