Korçë/ Përfshihet nga flakët një automjet…
Një automjet është përfshirë nga flakët në zonën e ish SMT-së në qytetin e Korçës.
Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes mësohet se mjeti tip “Volkswagen” me targa AA 602 CS, në pronësi të shtetasit D.H. ka mar flakë në ecje.
Menjëherë është lajmëruar zjarrfikësja e cila ndodhet në vendngjarje.
Për të bërë të mundur fikjen e zjarrit. Të dhënat paraprake thonë se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale. Ndërkaq grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit si dhe zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Për Lajm Shqip
Ledjona Xheladinaj