Dega e Partisë Demokratike në Korçë ka akuzuar Bashkinë për indiferentizmin e situatës së motit.
Prej disa ditësh juglindja është pushtuar nga moti i keq.
Ndërsa Bashkia nuk ka marrë asnjë masë për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.
Kështu ka deklaruar Ledina Aliolli, nga selia blu.
“Rrugët që lidhin lagjet kryesore të qytetit. Por edhe lagjet karakteristike janë në pritje të një lopate me kripë. Se për borëpastruese as që bëhet fjalë. Në kulmin e dimrit korçarët rrezikojnë shëndetin çdo moment.
Teksa iu duhet të ecin nëpër rrugët e mbytura nga akulli dhe ngrica. Në vështirësi për të qarkulluar në këto ditë dimri kanë qenë edhe ambulancat. Të cilat në vënd të të shkonin tek pacienti. Kanë harxhuar kohën duke hequr dhe vendosur zinxhirat.
Shërbimi i bashkisë është skandaloz. Por Filon nuk e shqetëson aspak kjo.
Qytetarët kërcënohen nga makutëria dhe papërgjegjshmëria e atyre qe qeverisin. Dhe pasurohen pangopësit në kurriz të njerëzve të thjeshtë. Filo dil nga pazari se ke dy vjet aty i ngujuar. Dil dhe shiko cbehet ne rruge dhe jo vetëm në qendër.
Lere koncertin me kitare dhe festivalin me drita në qëndër.
Lëri ahengjet me shokët e dëshpëruar nga humbja e karriges. Ktheju detyrës funksionale dhe drejto bashkinë.
Mos u bej regjisor i shfaqjeve bajate , prodhuar skutave të pazarit”.
Ledjona Xheladinaj
05.01.2019