Korçë, moti i përkeqësuar ka sjellë vështirësi të shumta në aksin Qafë Thanë – Qafe Pllocë.
Të ngjashme mund të lexoni:
Dëbora ka kaluar mbi 30 cm ndërsa situata për qarkullimi e automjeteve paraqitet tepër e vështire.
Sipas të dhënave lëvizja në këtë segment mund të bëhet vetëm me zinxhirë.
Ndërsa janë duke punuar në terren 5 mjete borëpastruese për të mbajtur nën kontroll situatën.
Moti i përkeqësuar në Korçë dhe intesiteti i borës ka qenë i lartë edhe në aksin Qafë-Thanë.
Aty situata paraqitet e njejtë sa i takon vështirësisë së lëvizjes së automjeteve.
Në zonat problematike janë ngritur postblloqe nga policia për te mos lejuar lëvizjen pa zinxhira.
Ndërsa apelojnë për kujdes që duhet treguar nga drejtuesit e mjeteve.
Për Lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj