Korçë, moti i keq që ka përfshirë juglindjen ka sjellë probleme jo vetëm në qarkullim, por dhjetra fshatra janë në terr.
Të ngjashme mund të lexoni:
Të dhëna bëjnë me dije se dhjetra fshatra në Korçë janë në terr prej disa orësh.
Konkretisht në rrethin e Pogradecit prej orës 17:00 janë pa energji elektrike disa fshatra. Zona e Cerravës, Trebinjës, Mokrës, Dardhas si dhe Proptishti.
Në zonën e Devollit pa energji elektrike fshati Miras, Arrëz, Progër dhe Dobranj.
Reshjet intesive të bores dhe era e fortë kanë shkaktuar defekt në këto zona.
Ndërsa punonjës të OSHEE-së ndodhen në terren për riparimin e defektit. Probleme me furnizimin me energji elektrike ka edhe në zonën e Vithkuqit të rrethit të Korçës.
Për Lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj