Korçë, moti i keq, pas reshjeve të borës me intensitet të lartë në 24 orët e së hënës, qarku juglindor është përfshirë nga i ftohti i acartë.
Moti i keq ka sjellë probleme në disa zona me energjinë elektrike.
Dhjetra fshatra prej 24 orësh vijojnë të qëndrojnë në terr, nga moti i keq.
Konkretisht probleme me furnizimin kanë zonat e thella ndër të cilat është edhe njësia administrative e Moglicës.
Prej mëngjesit të së hënës, dhjetra banorë vuajnë mungesën e energjisë elektrike.
E njëjta situatë paraqitet edhe në disa fshatra të Pogradecit dhe të Kolonjës. Në të tilla kushte OSHEE është duke punuar në terren për stabilizimin e situatës.
Për Lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj