Presidenti Ilir Meta nga qyetit i Korçës ka folur për protestën e studentëve, ndërsa ka komentuar edhe vendimet e fundit të qeverisë në lidhje me kërkesat e tyre.
“ Besoj se është shpërdoruar mjaft kohë dhe energji. Patjetër e dobishme për ti dhënë një zgjidhje të besueshme dhe afatgjatë problemeve të arsimit të lartë.
Të studentëve në mënyre të veçantë. Sigurisht do të mbështes çdo reflektim të sinqertë, të thelluar dhe konstruktiv në këtë drejtim. Problemi zgjidhet vetëm në këtë mënyrë. Përmes një dialogu të sinqertë, jo provokues, jo ndarës, jo intimitus. Dhe përmes një bashkëpunimi të besueshëm dhe konstruktiv. Në lidhje me protestën e emigranteve që jetojnë jashtë vendit. Si dhe refuzimit të lejës nga policia për të protestuar.
Më tej Presidenti Meta theksoi: “ Shqiptarët kanë protestuar edhe në diktaturë, pavarsisht nga kostot e tmerrshme që kanë paguar”.
Teksa është pyetur pse policia ka refuzuar lejën për zhvillimin e protestës , Meta jep përgjigje pikante. “ Nuk besoj që një gjë e tillë të ketë ndodhur. Por edhe nëse ka ndodhur janë të ftuar të gjithë emigrantet të protestojnë brenda oborrit të presidencës, u shpreh ai.
Ledjona Xheladinaj
28.12.2018