Hajdutët gjejnë një skemë të re vjedhjeje në Korçë. Ata çajnë murin dhe vjedhin elektroshtëpiaket që ndodheshin në banesën e emigrantit.
Në Korçë hajdutët çajnë murin dhe vjedhin banesën e emigrantit duke marrë elektroshtëpiaket.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një banesë në lagjen 15 të qytetit të Korçës ka rënë pre e hajdutëve. Banesa i përket një cifti emigrantësh korçarë të cilët jetojnë në Turqi prej disa vitesh. Hajdutët fillimisht kanë hyrë në magazinën që ndodhej ngjitur me banesën dhe kanë çarë një pjesë të murit .




Ndërsa janë futur brenda shtëpisë dhe kanë marrë elektroshtëpiaket që ndodheshin në dhomë. Prindërit e vajzës janë shprehur se dëmet janë të mëdha dhe kanë dyshime për autorët e ngjarjes. Ngjarja u rregjistrua mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës ku banesa e një cifti emigrantësh ra pre e hajdutëve. Policia po kryen veprimet e mëtejshme për të bërë identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Për Lajm-Shqip
Ledjona Xheladinaj