Policia nxjerr detaje të reja rreth atentatit në Korçë.
Policia Korçë: 39 vjeçari sapo ishte kthyer nga Gjermania ku jetonte atje prej vitesh.
Dyshohet të kenë qenë 8 persona të cilët i kanë bërë pritë shënjestrës së tyrë.
Fillimisht autorët e kanë goditur më shkop beisbolli, dhe më pas kanë qëlluar më armë disa herë dhe janë larguar më shpejtësi.
I plagosuri ka mundur ti shpëtojë breshërisë së plumbavë ndërsa është plagosur në pjesën e kofshës në këmbë.
I plagosuri nuk jep shumë detaje rreth ngjarjes, duke u treguar i rezervuar.
Forca të shumta policie në vëndin e ngjarjes. Jane gjetur gëzhoja ndërsa automjeti i të plagosurit ndodhet në komisariatin e Korçës. Janë ngritur post bllok në akset nacionale. Shkak dyshohet konflikte të vjetra midis të plagosurit dhe autorëve. Janë shoqëruar disa persona dhe po punohet për identifikimin e autorëve.
I plagosuri ka precedent të mëparshëm penal.
Ai ka qënë i denuar për shitje dhe prodhim të lëndeve narkotike, në Gjermani dhe Shqipëri. Dyshohet për prishje të pazareve. Nuk ka pranuar të jap asnjë detaj para grupit hetimor për ngjarjen e rëndë
Për Lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj