Korçë ndalohen pesë ish zyrtarë të Zyrës Vendorë të Pasurive të Paluajtshme në Korcë.
U ekzekutua urdhëri i Prokurorisë, për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ndalimin e shtetasve.
Korçë arrestohen 5 ish zyrtarë të ZVRPP-së për shpërdorim detyre
Konkretisht është ndaluar ish drejtori i ZVRPP-së Leftjon Bardho. Ersild Gorari 34 vjec , ish punonjës në ZVRPP, banues në Barç.
Arsidesa Hysi 28 vjeçe, banuese në Korçë.
Me detyrë regjistruese në ZVRPP-Korçë.
Korçë arrestohen 5 ish zyrtarë të ZVRPP-së për shpërdorim detyre
Erjon Arifi , 36 vjeç, banues në Korçë, ish-punonjës në ZVRPP-Korçë.
Si dhe Andrea Zallëmi 65 vjeç, banues në Korçë.
Ndalimi i tyre u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, ka vendosur , masën e sigurisë “Arrest me burg” .
Pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i’u kanë marrë qytetarëve, sasi lekësh duke i’u përpiluar dokumenta fiktive.
Për regjistrim pasurish të cilat rezultonin me probleme në përfitimin e çertifikatës së pronësisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.
Për veprime të mëtejshme hetimore.
Alfrida Danushi
05.12.2018