Vijon aksioni i ashpër nga AKU në juglindje të vendit. Një sasi prej 6.3 ton mish ëshrë bllokuar këtë të martë. Shkak për këtë është bërë shkelja e kushteve higjeno-sanitare.
Korçë, AKU bllokon 6.3 ton mish të grirë
Mësohet se aktiviteti shkelte rëndë kushtet e higjenës . Ndërsa nuk dispononte asnjë dokumentacion për kontrollet veterinare të mishit. Nuk disponinte gjithashtu ccertifikimin e produktit dhe elementin e gjurmueshmërisë . AKU prej disa ditësh ka nisur aksionin e goditjes së falsifikimit dhe shkeljeve të rënda nga subjektet. Kjo e përforcuar kryesisht në sezonin turistik kur temperaturat arrijnë disa gradë. Bllokimi i mishit u krye në subjektin e shtetases Mirela Dvorani. Në dhomat frigoriferike u konstatuan disa produkte “mish i ngrirë” pa etiketën përkatëse. 1100kg stomak pule, 3432kg dhjam derri, 1316kg tremiks koke, 100kg dhjam viçi, 350kg këmbë viçi, 25kg kokë qingji pa etiketim. Nuk dispononin faturë tatimore dhe certifikatë veterinare . Sasia e produkteve u bllokuan me destinacion asgjësimin. Ndërkaq AKU bllokoi menjëherë aktivitetin ndërsa gjobiti në vlerën 600.000 lekë.
Ledjona Xheladinaj
02.08.2018