Dhuna në familje mbetet një fenomen shqetësues në familjet shqiptare por jo vetëm. Një rast i tillë është regjstruar në fshatin Belorta të rrethit Korçë, ku i biri bën për spital babain e tij 66 vjeçar.
Korçë: I biri bën për spital babain e tij.
Sipas burimeve nga policia e Korçës mësohet se djali ka dhunuar fizikisht të atin. Konflikti ka nisur fillimisht verbalisht ndërsa ka degraduar në dhunë fizike. Enkeled Samegi, 39 vjeç nga fshati Belorta pas një koflikti banal ka dhunuar barbarisht babain. Është bërë e mundur arrestimi i tij. Ka qënë 66 vjeçari me iniciale E.S, i cili ka denoncuar dhunën e ushtruar nga djali. Burime thonë se 39 vjeçari ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht të atin ndërsa është arrestuar nga blutë e Korçës. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ende nuk dihet shkaku i konfliktit por paraprakisht thuhet se ngjarja ka ndodhur për motive banale.

Për Lajm-Shqip
Ledjona Xheladinajt